Certifikim i të burgosurve në Burgun e Sigurisë së Lartë për programin “Biseda për Ndryshim”

Ballina » Certifikim i të burgosurve ...

30.09.2025

Në Burgun e Sigurisë së Lartë u mbajt ceremonia e certifikimit të të burgosurve, të cilët përfunduan me sukses programin rehabilitues “Biseda për Ndryshim”.
Shtatë të burgosur ndoqën këtë program, i cili ka për qëllim rritjen e vetëdijes, zhvillimin e aftësive për menaxhimin e sjelljeve dhe mbështetjen e procesit të riintegrimit në shoqëri.
Në këtë ceremoni morën pjesë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ridvan Hoti, Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, z. Rasim Selmani, si dhe Drejtoresha e Departamentit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, znj. Trendelina Qorraj.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të ofruar programe rehabilituese dhe për të ndihmuar të burgosurit në rrugën drejt ndryshimit pozitiv.