Zyrtarët e SHKK-së dhe SHSK-së çertifikohen në trajnim për menaxhimin e zemërimit

Ballina » Zyrtarët e SHKK-së dhe SHSK...

30.05.2025

Dymbëdhjetë zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe tre zyrtarë të Shërbimit Sprovues të Kosovës (SHSK) janë çertifikuar me sukses në përfundim të trajnimit “Menaxhimi i Zemërimit”, i mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Ky trajnim, i dedikuar për zyrtarët socialë, është pjesë e një programi të specializuar që synon fuqizimin e aftësive profesionale në trajtimin e emocioneve intensive dhe sjelljeve konfliktuoze tek personat e privuar nga liria.
Përmes këtij programi, pjesëmarrësit kanë zhvilluar njohuri mbi identifikimin e shkaqeve të zemërimit, kuptimin e mekanizmave të reagimit emocional dhe aplikimin e teknikave praktike për vetë-rregullim emocional dhe ndërveprim efektiv me të burgosurit.
SHKK mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të të gjithë zyrtarëve të sajë, përmes trajnimeve cilësore dhe bashkëkohore.