Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në organizon trajnim për menaxhimin e institucioneve korrektuese

Ballina » Shërbimi Korrektues i Kosov...

30.05.2025

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe OSBE- së, është mbajtur trajnim profesional për zyrtarët korrektues.
Trajnimi është fokusuar në parandalimin, identifikimin dhe luftimin e substancave narkotike në institucionet korrektuese.
Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit, mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, i cili vlerësoi lartë rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe angazhimin për ngritjen profesionale të stafit korrektues.
Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës për avancimin e mëtejmë të sistemit korrektues në vend, duke synuar një qasje moderne, profesionale dhe humane ndaj të burgosurve dhe stafit korrektues.