Përfundon me sukses programi rehabilitues “EQUIP – Menaxhimi i Zemërimit” në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës

Ballina » Përfundon me sukses program...

23.05.2025

Në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës ka përfunduar me sukses programi rehabilitues “EQUIP – Menaxhimi i Zemërimit”, i cili synon zhvillimin e aftësive për vetëkontroll, përmirësimin e sjelljes dhe menaxhimin e emocioneve.

Në këtë program morën pjesë dhjetë (10) të dënuar, të cilët pas përfundimit të tij shprehën kënaqësi të madhe për përvojën e fituar. Ata theksuan se gjatë trajnimit kanë mësuar të pranojnë gabimet, të ndërmarrin hapa pozitivë drejt ndryshimeve konstruktive dhe të përballen me sfidat me më shumë përgjegjësi dhe maturi.

Programi u përmbyll me një ceremoni solemne, gjatë së cilës pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikata nga Z. Ismail Dibrani, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Z. Ridvan Hoti, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv për Trajtimin e Burgosurve, si dhe përfaqësues të menaxhmentit të Qendrës Korrektuese në Smrekonicë.

Shërbimi Korrektues i Kosvës mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të programeve të ngjashme rehabilituese, me synim risocializimin e të dënuarve dhe përgatitjen e tyre për një integrim të suksesshëm në shoqëri.