SHKK dhe OSBE organizojnë punëtori për zhvillimin e programeve rehabilituese për të dënuarit

Ballina » SHKK dhe OSBE organizojnë p...

06.05.2025

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, ka organizuar punëtori treditore me fokus në hartimin e programeve rehabilituese për personat e dënuar.
Qëllimi i kësaj punëtorie është zhvillimi i metodave dhe programeve të reja që ndihmojnë në rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve në shoqëri, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe profesionale.
Në hapje të punëtorisë, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, theksoi rëndësinë e kësaj iniciative duke deklaruar:
“Fokusi i SHKK-së është zhvillimi i programeve të reja si dhe përfshirja e të gjithë të burgosurve në programe rehabilituese që ndihmojnë në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Ne mbetemi të përkushtuar për një sistem korrektues më të drejtë, më human dhe më efektiv.”
Kjo punëtori është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e sistemit korrektues në Kosovë dhe për promovimin e standardeve ndërkombëtare në trajtimin e personave të privuar nga liria.