Marrëveshje Bashkëpunimi mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe OJQ “Të dëgjoj, ti nuk je vet”

Ballina » Marrëveshje Bashkëpunimi me...

25.03.2025

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, dhe Drejtoresha e Organizatës Joqeveritare “Të dëgjoj, ti nuk je vet” (TDNV), znj. Flora Vishaj, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Përmes kësaj marrëveshjeje, organizata do të ofrojë këshillim psikologjik, trajnime psikoterapeutike, aktivitete si meditimi, CBT dhe REBT, si dhe trajtimin e stresit post-traumatik. Gjithashtu, do të hartohen programe dhe trajnime në interes të të burgosurve.

Ky bashkëpunim synon të ndikojë pozitivisht në mirëqenien psikologjike të personave të privuar nga liria, duke u ofruar atyre mbështetje profesionale dhe mundësi për zhvillim personal.