Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, z. Petrit Malaj

Ballina » Drejtori i Përgjithshëm i S...

29.01.2025

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), z. Ismail Dibrani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj.

Gjatë këtij takimi, Drejtori Dibrani e informoi ambasadorin Malaj lidhur me sfidat dhe të arriturat e SHKK-së, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në fushën e korrektimit, risocializimit dhe rehabilitimit të personave të privuar nga liria.

Ambasadori Malaj vlerësoi punën e SHKK-së dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë, ndërsa u interesua edhe për trajtimin e shtetasve të Shqipërisë që po mbahen në institucionet tona korrektuese.

Të dy palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve përkatëse të të dyja vendeve, me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të standardeve në sistemin korrektues.