27.11.2024
Të miturit e Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan kanë kontribuar në mbështetje të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Përmes punës së tyre, ata kanë përgatitur dhe rregulluar mesazhe ndërgjegjësuese të mbështjella në letër. Deri më tani, janë përgatitur rreth 15 mijë mesazhe, të cilat synojnë të përcjellin një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim kundër dhunës me bazë gjinore.
Ky angazhim shënon një hap të rëndësishëm në përfshirjen e të rinjve në kauza sociale dhe promovon mesazhin për barazi dhe drejtësi shoqërore.