Shpërndahen certifikatat e Programit “Menaxhimi i Zemërimit” në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Ballina » Shpërndahen certifikatat e...

15.11.2024

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë është realizuar shpërndarja e certifikatave për programin “Menaxhimi i Zemërimit”, i cili është zhvilluar nga zyrtaret sociale Selvije Berisha dhe Naime Redenica. Ky program po vlerësohet si një kontribut i çmuar dhe me vlerë të rëndësishme për rehabilitimin dhe trajtimin e personave të dënuar në QP-Prishtinë.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, U.D. Zv Drejtori i Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës, z. Sali Ademi dhe Drejtori i Departamentit për Trajtimin e të Burgosurve, z. Arsim Sherifi. Ata vlerësuan lartë rëndësinë e këtyre programeve rehabilituese për ndërgjegjësimin e të burgosurve, korrigjimin e të menduarit dhe përmirësimin e sjelljeve. Gjithashtu, pjesëmarrësit u inkurajuan që të marrin pjesë edhe në aktivitete dhe programe të tjera të ngjashme.
Gjatë këtij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë janë mbajtur 7 grupe për programet “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”, duke kontribuar në mënyrë të dukshme në uljen e incidenteve dhe konfliktit ndërmjet të burgosurve. Këto aktivitete përkojnë plotësisht me misionin dhe vizionin e Shërbimit Korrektues të Kosovës për rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve në shoqëri.