Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Islamic Relief Worldwide

Ballina » Nënshkruhet Memorandumi i B...

18.10.2024

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim Drejtorin e Islamic Relief Worldwide Country zyra në Kosovë, z. Mohamed Soliman. Gjatë këtij takimi, të dy palët kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, i cili synon organizimin e iniciativave për zhvillimin e aftësive profesionale dhe përkrahjen e personave në rehabilitim.

Memorandumi përfshin organizimin e workshop-eve për zhvillimin e aftësive në fusha të ndryshme, si punime druri, hidraulikë dhe artet kulinare, duke i pajisur individët me aftësi të nevojshme për tregun e punës. Gjithashtu, janë përfshirë burime edukative dhe programe tutorimi dhe mentorimi për fëmijët nga grupe të margjinalizuara, për të rritur performancën e tyre akademike dhe për të ofruar mundësi të barabarta, pavarësisht gjinisë, statusit shoqëror, etnisë, racës apo fesë.

Përveç kësaj, memorandumi fokusohet edhe në mbështetjen e ish-të dënuarve për ripërfshirje në shoqëri përmes trajnimeve për punësim, ndihmës për strehim dhe krijimin e rrjeteve mbështetëse të komunitetit, duke lehtësuar kështu integrimin e tyre të plotë në jetën shoqërore.