Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, ka takuar Koordinatorin e Unionit Shqiptaro-Gjerman për Ballkanin, Nuradin Imeraj

Ballina » Drejtori i Përgjithshëm i S...

11.10.2024

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka takuar Koordinatorin e Unionit Shqiptaro-Gjerman për Ballkanin, Nuradin Imeraj dhe Dr.sc.Mustafë Hazirin.

Kësaj vizite i ka paraprirë nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi ndërmjet SHKK-së dhe Unionit Shqiptaro-Gjerman, me seli në Soest të Gjermanisë, pasi programi bazë i këtij unioni është i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet SHKK-së dhe Unionit Shqiptaro-Gjerman, me fokus të veçantë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta për përmirësimin e kushteve në institucionet korrektuese dhe promovimin e të drejtave të të burgosurve.

Ky takim pritet të hapë rrugën për iniciativa të reja që do të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit korrektues në Kosovë, duke kontribuar në integrimin e përvojave ndërkombëtare dhe promovimin e një qasjeje më humane dhe efikase në trajtimin e të burgosurve.