Me qëllim forcimin e lidhjeve familjare dhe mbështetjen e procesit të riintegrimit të të miturve në Qendrën Edukuese Korrektuese është organizuar aktivitet festiv për nder të festave të fundvitit.
Me moton “Një mesazh urimi për ty”, të miturit kanë krijuar kartolina të personalizuara me mesazhe urimi dhe dashurie për familjarët dhe më të dashurit e tyre.
Stolisja dhe personalizimi i kartolinave tregoi dëshirën e tyre për të qenë pranë familjarëve, pavarësisht sfidave që ata po kalojnë.
Ky aktivitet është një shembull i përkushtimit të Qendrës Edukuese Korrektuese për të krijuar mjedise mbështetëse, ku të miturit mund të ndihen të përfshirë dhe të vlerësuar.
Në përfundim, kartolinat u dërguan te familjarët e tyre, duke dërguar urimet më të mira në këtë fundvit festiv.