Qendra Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan

Ballina » Qendra Korrektuese për Femr...

Historiku

Qendra Edukativo-Korrektuese në Lipjan, themelohet me vendimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kjo çdo herë duke u përpjekur të arrihen standarde dhe përmbushjen e të drejtave ndaj atyre të miturve që bien ndesh me ligjin, ku tani institucionin në fjalë ka për qëllimi dhe fokus të veçantë të miturit me masa edukativo-korrektues, e që janë kategori apo në moshën të ndjeshme 14-18 të dy gjinive, me një fjalë ekzekuton aktvendimet nga gjykatat me masa edukativo-korrektues. Qendra Edukativo-Korrektuese  në Lipjan funksionon si një institucioni tipit gjysmë të hapur  dhe të  hapur (për momentin vetë të hapur), ekskluzivisht për të miturit femra dhe meshkuj, ndaj të cilëve janë shqiptuar masa edukuese-korrektuese e cila është e dizajnuar posaçërisht për lehtësimin e plotësimit të nevojave individuale të të miturve të privuar nga liria bazuar në interesin e tyre më të lartë. I gjithë ky projekt është realizuar me investim të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovë, ku së bashku kanë inauguruar objektin e ri me 15.09.2017, kontribut të madh në këtë ka dhënë edhe organizata Unicef-i. Qendra Edukativo-Korrektuese  zbaton shkallën te mesme dhe të ulët të sigurisë dhe te kontrollit, aq sa është e nevojshme për mbrojtjen e të miturve nga shkaktimi i vetëdëmtimeve apo shkaktimin e dëmit ndaj stafit apo të tjerëve.

Organizmi i brendshëm ndërtimor dhe programatik i Qendrës Edukuese Korrektuese synon përmbushjen e qëllimit rehabilitues për të miturit, duke pasur parasysh të drejtën e të miturit për privatësi, stimulim shqisor, mundësi për shoqërizim me të miturit e tjerë, edukim dhe arsimim të përgjithshëm dhe profesional, kujdes shëndetësor të duhur, ushqim sipas nevojave moshore, pjesëmarrje në aktivitete sportive, argëtuese dhe kulturore. Kjo kupton se qëllimi i institucionit është se të miturve të cilët bien ndesh me ligjin penal, e konkretisht atyre që i është shqiptuar masa edukativo-korrektuese të ofroj mbrojtjen e jetës dhe të integritetit të tyre si qenie njerëzore, ofrimin e sigurisë dhe kujdesit shëndetësor, realizimin e rehabilitimit nëpërmjet edukimit, arsimit të përgjithshëm dhe profesional, mësimit të sjelljeve dhe moralit të mirë shoqëror dhe përgatitjes së tyre për t’u riintegruar në shoqëri. Shërbimi Korrektues Kosovës si parim ka, që të miturit e privuar nga liria të trajtohen duke respektuar liritë dhe të drejtat e tyre themelore. Trajtimi i tyre mbështetet në parimin e interesit më të lartë të fëmijës, të integrimit shoqëror, edukimit dhe parandalimit të rifutje në krim, dhe stafi i institucionit udhëhiqen nga ligjet dhe deklaratat për të drejtat e njeriut.

Është për t’u theksuar se në QEKL-ë me një vendim të Zyrës Qendrore SHKK-ë i gjithë stafi është duke punuar me rroba civile (përfshihen edhe zyrtar korrektues, përveçse kur mbështetemi nga njësi tjera). Jeta në QEKL-ë apo më mirë të themi: pranimi, kujdesi shëndetësor, njoftimi familjarit-kujdestaret, klasifikimi i të miturve, higjiena, pastrimi, rrobat, sendet personale, ushqimi, rutina ditore apo regjimi, qasja multi disiplinare, plani individual, arsimimi dhe formimi profesional, punësimi, privilegjet, paratë, mirësjellja, aktivitetet kulturore, korrespodenca, pakot, vizitat, bisedat telefonike, shkeljet apo sjelljet e papërshtatshme, masat disiplinore, ankesat, kërkesat etj, të gjitha janë të rregulluara me rendin e brendshëm duke u referuar në Kod të Drejtësisë për të Mitur dhe kartave universale për të drejtat e fëmijëve.

Të lartcekurat bazohen dhe dalin nga Kodi për Drejtësi për të Mitur, i cili si qëllim ka: procedurën penale, të miturit, si kryes i veprës penale, ti shqiptohet masa ose dënimi i cili siguron realizimin e interesit të tij më të mirë, ose që interesi i tillë i të miturit të realizohet pa zhvillimin e procedurës penale ndaj tij, përkatësisht me pezullimin e procedurës së filluar ndaj të miturit atëherë kur këtë e kërkojnë arsyet, si dhe kur mos ndjekja e tillë e të miturit ose pezullimi i tillë e procedurës ndaj tij mund kushtëzojë me plotësimin e detyrimeve të caktuara nga ana e të miturit. Për më tepër garantimin dhe respektimin e të të drejtave dhe lirive të tyre të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Qëllimi i masës edukative është që të kontribuojë në rehabilitimin dhe risocializimin, si dhezhvillimin adekuat të kryerësit të mitur, duke ofruar mbrojtje, ndihmë dhe mbikëqyrje, duke siguruar edukim dhe aftësim profesional, duke zhvilluar përgjegjësinë e tij personale dhe kështu duke ndaluar sjelljen recidiviste. Masat institucionale edukative janë, dërgimi i të miturit në institucion edukues korrektues dhe dërgimi i të mitur në institucionin e kujdesit të posaçëm. Këto masa shqiptohen ndaj të miturit interesat e të cilit më së miri përfillen me veçimin e tij nga mjedisi i mëparshëm dhe me masë afatgjate, që të miturit i ofron mundësinë e edukimit, rehabilitimit apo trajtimit.

Adresa:
Objekti është ndërtuar i ri nën menaxhim të Ministria e Administratë Publike ﴾MAP﴿ tani është aset i Ministrisë Drejtësisë / Shërbimi Korrektues Kosovës.

Kontakti:

Ylber Topalli

Drejtor i Qendres Korrektuese për Femra

Email: ylber.topalli@rks-gov.net

Nr.tel038 200-18-591, 038580 021, 038-200-18521