Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Ballina » Qendra Edukuese Korrektuese...

Historiku

Qendra  Korrektuese Lipjan, gjendet në pjesën veriore të Qytetit të Lipjanit, afër Lumit Sitnica,  rruga  Lipjan – Magure  dhe është ndërtuar në vitin 1978.Prej këtyre ndërtimeve janë  katër (04 ) pavijone të banuara me të burgosur me një lartësi distance në mes  veti prej  afro tridhjetë (30) metrash. Qendra Korrektuese në Lipjan është specifike për sa i përket kategorisë së të burgosurve për arsyeje se është e vetmja qendër në Republikën e Kosovës që akomodon të mitur dhe femra të burgosura, si dhe pranon të burgosur të kategorive të ndryshme, siç janë: Femra të dënuara; Femra të paraburgosura; Femra të mitura të dënuara; Femra të mitura me masë edukative korrektuese; Femra të mitura të paraburgosura; Të mitur të dënuar; Të mitur me masa edukuese korrektuese; Të mitur në paraburgim; Meshkuj të rritur të dënuar me dënime të shkurta për  Kundërvajtje. Të gjitha këto kategori të të burgosurve janë të ndara ndërmjet veti dhe nuk kanë qasje njeri me tjetrin në pavijone.

Pavijoni O, femrat janë në pavijon të veçantë, i cili është edhe i rrethuar me mur të lartë, përafërsisht katër metra;

Pavijoni A, në të dy katet gjinden të miturit me masë edukative;

Pavijoni B, ku gjinden të miturit e denuar në katin e parë dhe të miturit e paraburgosur në katin e dytë janë të rrethuar me tela gjembor;

Pavijoni C, ku zhvillohen vizitat e të burgosurve është i rrethuar me tela gjembor për shkak të parandalimit të arratisjeve, gjegjësisht largimit të të miturve nga institucioni;

Pavijoni N, ekziston dhe funksionon shtëpia e nënave me fëmijë, (gratë shtatzëna të cilat bien ndesh me ligjin dhe iu bie që të lindin në kohën e paraburgimit apo dënimit, ato dërgohen në QKUK lindin atje dhe pastaj vendosen  në pavijonin e cekur dhe vuajnë paraburgimin apo dënimin, aty mund të qëndrojnë deri në 18 muaj, mundë të qëndrojnë së bashku me fëmijën në shtëpinë e nënave dhe fëmijëve, e cila është e ndarë nga pavijoni i të dënuarave tjera.

Në Qendrën   Korrektuese,  ekziston dhe funksionon arsimi shkollor për të mitur në kuadër të shkollave të qytetit të Lipjanit. Arsimi shkollor ka  gjithsejtë 12 profesorë të lëmive të ndryshme mësimore. Pas përfundimit të shkollimit, dëftesat lëshohen nga të dy institucionet shkollore të Komunës  së Lipjanit, konkretisht shkolla  fillore dhe ajo e  mesme. Po ashtu, në Qendrën   Korrektuese zhvillohen  trajnimet profesionale për të mitur, trajnimet bëhen në shumë drejtime, siç janë; informatikë, elektroinstalues, hidroinstalues dhe ndërtimtari. Të miturit, të cilët tregohen të suksesshëm gjatë trajnimit, certifikohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, organizohen kurse në lëmi të ndryshme, si rrobaqepësi, floktari, në kë kurse kryesisht marrin pjese femra. Punët e jashtme bëhen nga vete te dënuarit siç janë pastrimi i rrugëve, hedhja e mbeturinave, kositja e barit, mirëmbajtja e parqeve etj.

Në Qendrën e Korrektuese Lipjan, pranohen të burgosurit nga i  gjithë territori i Kosovës , duke përfshi të miturit e paraburgosur, me masë edukative dhe të miturit e dënuar, pastaj femrat e dënuara dhe të paraburgosura të të gjitha moshave, si dhe të dënuar madhor me dënime të shkurta deri në 30 ditë dënim ( Kundërvajtës), kjo Qendër pranon të burgosur të të gjitha nacionaliteteve. Qendra Korrektuese Lipjan aplikon këto regjime për të burgosurit : Regjimi i Pranimit, Regjimin Themelor, Regjimin Standard dhe atë të Avancuar. Të burgosurit  në këtë Institucion mund të vendosen nga 6 persona me një dhomë, kjo vlen për të miturit,  ku në secilën dhomë qëndron TV, tavolina me karrige, si dhe ormanët për vendosjen e gardërobës,  po ashtu banjat dhe tualetet janë ndaras nga dhomat, ndërsa femrat vendosen nga 3 persona me një dhomë, ku në secilën dhomë qëndrojnë TV –ja, tavolinat me karrige, ormanët për gardërobë, si dhe në dhoma janë të vendosura tualetet, kurse banjat qëndrojnë ndaras prej dhomave etj. Secilit të burgosur i garantohen tri racione të ushqimit të llojllojshëm në ditë,  kualitativ me sasi dhe kalori të mjaftueshme , në intervale të caktuara kohore, sipas orarit dhe menysë të përcaktuar nga Institucioni duke ja përshtatur edhe sezonin.  Secilit të burgosur iu  sigurohen mjete të mjaftueshme për higjienën personale dhe hapësirave ku ata jetojnë dhe punojnë, e po ashtu furnizimi me higjienë bëhet sipas orarit të përcaktuar nga ana e Institucionit. Shërbimi Shëndetësor punon 24 orë, ku secilit të burgosur i është siguruar përkujdesja permanente mjekësore nga stafi infermier profesional të burgut dhe nga mjekë Specialist (Psikiatër, Psikolog, Gjinekolog, Stomatolog dhe dy mjek të përgjithshëm ).

Trajtimi është profesional dhe human ku i afrohen sasia e nevojshme medikamenteve  varësisht nga Diagnoza. Kontrollimet Specialistike kryhen pas udhëzimit në QKUK dhe Klinika të ndryshme në Prishtinë. Qendra Korrektuese posedon kabinat telefonike në çdo pavijon dhe çdo i burgosur që plotëson kritere ligjore dhe procedurave të brendshme SHKK, ka mundësi që të bëj biseda telefonike me  familjar, avokat,  etj . Kapaciteti është në gjendjen normale dhe ka në dispozicion 138 shtretër . Po ashtu, qendra posedon një numër të madh librash si në gjuhen shqipe ashtu edhe në gjuhë të tjera ku kohë pas kohe  plotësohet më libra të reja. QK. Lipjan posedon kabinetin te informatikës,  sallën  e sportit dhe fushën e futbollit.

Vizitat  Familjare/ Avokatëve, etj

Orari i vizitave familjare në Qendrën Korrektuese Lipjan

E  Premte,  për kundërvajtësit  – katër vizita në muaj me nga një (1) orë  08:30-11:30 dhe 12:30-16:00.

E  Shtunë, për të gjitha kategoritë e  femrave të burgosura, si dhe për të miturit në regjimin e avancuar. Duke filluar prej orës: 08:30 – 11:30 dhe 12:30 – 16:00.

E  Diele,  për të miturit me masë edukative, të miturit e dënuar dhe të miturit e paraburgosur.

Duke filluar prej orës: 08:30 -11:30 dhe 12:30 – 16:00.

Në vizitë lejohen 3 persona të rritur dhe 2 fëmijë.

Për të paraburgosurit, vizitat lejohen vetëm me autorizim të gjykatës kompetente.

Ky institucion ofron edhe mundësin e vizitës shtesë (ekstra), të cilën  mund të kërkojë secili i dënuar kur ka: rast vdekje, sëmundje apo lëndimi të rëndë në familje, kur familjarët vijnë nga shtetet tjera, në ndonjë përvjetor apo ngjarje tjetër të veçantë edhe pse vizitat e rregullta i ka të kryera (shfrytëzuara) e që janë në pajtim me ligjin dhe rregulloret e aplikueshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Adresa: Qendra Korrektuese Lipjan, Rruga “Ismet Asllani” nr.6, Hallaqi Vogël, Lipjan
14000

Kontakti: 038-581-123, 044 139-226

Qendra Koordinuese e Njësitit për Përcjelljen e të Burgosurve të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Adresa: Qendra Korrektuese Lipjan ,PN -14000, Lipjan-Kosovë;
Telefon: 038 200 18500 & 038 200 18598;
Fax: 038 200 18599.