Gjilan Detention Center

Ballina » Gjilan Detention Center

Historiku

Qendra e Paraburgimit  Gjilan është ndërtuar në vitin 1957, fillimisht ka funksionuar nën administrimin e Policisë Komunale të Gjilanit, ky institucion pas lufte është marrë nën administrimin e KFOR-it, ndërsa në janar të vitit 2000 mbikëqyrjen e ka pranuar Policia Civile Ndërkombëtare e UNMIK-ut, e cila ka vazhduar ta administroj këtë institucion deri në Shkurt të vitit 2001, pastaj  është pranuar nën administrim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.  Gjatë kësaj periudhe ka qenë nën udhëheqjen e personelit ndërkombëtar, në prill të vitit  2005 është bërë transferimi i kompetencave tek stafi menaxhues vendor. Nga vitit 2016/2017, Qendra e Paraburgimit  Gjilan largohet nga qendra e qytetit për tu vendosur në objektin e ri, i cili gjendet në  Fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit.

Qendra ka kapacitet  për pranimin e 300 të burgosurve dhe 1/3 për të dënuar.

Koha e Vizitave
Vizitat në Qendrën e Paraburgimit  Gjilan,  si edhe në të gjitha institucionet  tjera të  SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi.

Vizita familjare dhe nga avokatët  zhvillohen  nga dita  Hënë  deri të Premten, prej orës  08:30 deri ora 15:30.

Çdo i burgosur ka të drejtë të pranojë në vizitë 3 persona madhorë.

Adresa: Qendra e Paraburgimit  Gjilan, rruga magjistrale Gjilan –Prishtinë, Fshatit Pasjak.
Kontakti: 028 0323 646