15.11.2023
Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, Dritan Bajramaj, ka pritur në takim Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Albina Rama Shabani, me të cilën diskutuan lidhur me çështje të cilat ndërlidhen me punën e gjykatës dh QKFL-së.
Së bashku me kryetaren, Rama-Shabani, në vizitë ishin tre gjyqtarë dhe administratori i gjykatës.
Bajramaj mirëpriti vizitën e kryetares Rama Shabani dhe gjyqtarëve, duke e konsideruar si përkrahje për punën e mirë, me ç ‘rast para të pranishmëve prezantoi punën dhe aktivitetet të cilat po zhvillohen në këtë qendër dhe së bashku me ta panë nga afër kushtet e burgosurave, të cilat janë duke u mbajtur në këtë qendër.