Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, takon përfaqësueset e larta të Izraelit
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetin e Izraelit, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, së bashku me Zëvendësshefin e Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, z. Mehmet Morina, sot kanë takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, Ambasadoren Jorezidente të Izraelit për Kosovën, znj. Tamar Ziv, dhe Drejtoreshën për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, znj. Irit Amitaj.
Gjatë takimit, z. Dibrani i ka njoftuar përfaqësueset izraelite për të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, me theks të veçantë në avancimin e sigurisë, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e programeve rehabilituese dhe risocializuese.
Ai ka prezantuar zhvillimet dhe praktikat e reja të SHKK-së, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen e standardeve në sistemin korrektues të Kosovës.
Në takim është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe sistemit korrektues.



