Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, në vizitë zyrtare në Izrael

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetin e Izraelit, e cila po realizohet me mbështetjen e Ambasadores së Republikës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri dhe Ambasadores Jorezidente të Israelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës po zhvillon takime dhe vizita në institucionet kryesore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave profesionale në fushën korrektuese.

Në kuadër të agjendës, delegacioni ka vizituar Selinë Qendrore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit në Ramla, ku Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, ka zhvilluar takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, z. Kobi Yakobi dhe me përfaqësues të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare të Shtetit të Izraelit.

Agjenda e vizitës përfshin edhe vizitën në Kompleksin Ayalon/Nitzan, takime me drejtues të Departamentit të Punës Sociale në Qendrën e Paraburgimit Nitzan, vizitën në fabrikën e Burgut Ayalon, si dhe prezantimin me njësinë qendrore YAMAZ.

Vizita ka në fokus forcimin dhe avancimin e sigurisë në institucionet korrektuese, përfshirë shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e sigurisë, avancimin e kapaciteteve të Njësisë së Inteligjencës Korrektuese dhe zbatimin e praktikave moderne të sigurisë. Krahas kësaj, vëmendje e veçantë i kushtohet programeve të risocializimit dhe rehabilitimit, si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Përmes kësaj vizite synohet që përvojat dhe praktikat e avancuara të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit të shërbejnë si bazë për shkëmbim profesional dhe për avancimin e mëtejshëm të standardeve të sigurisë, inteligjencës korrektuese, menaxhimit dhe rehabilitimit në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors