Përfundon me sukses aksioni humanitar për dhurimin e gjakut në Shërbimin Korrektues të Kosovës

Ka përfunduar me sukses aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, i organizuar në bashkëpunim ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut.

Në këtë aksion humanitar mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me zyrtarë të lartë, zyrtarë korrektues dhe shërbyes civilë nga të gjitha institucionet korrektuese, të cilët dhuruan gjak në mënyrë vullnetare, duke dhënë një kontribut të çmuar për pacientët që kanë nevojë për transfuzion.

Organizimi i këtyre aksioneve është tashmë një traditë, që dëshmon përkushtimin institucional ndaj përgjegjësisë sociale dhe mbështetjes së sistemit shëndetësor të vendit.

SHKK mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të tilla humanitare, duke ofruar kontribut sa herë që paraqitet nevoja për sigurimin e rezervave të gjakut.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors