Në kuadër të programeve rehabilituese, certifikohen 9 të burgosur në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë dhe 10 në Qendrën Korrektuese Smrekonicë

Sot në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka shpërndarë certifikata për nëntë të burgosur, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për Menaxhimin e Zemërimit.

Po ashtu, drejtori Dibrani ka ndarë certifikata edhe për dhjetë të burgosur të Qendrës Korrektuese Smrekonicë, të cilët kanë përfunduar të njëjtin trajnim. Këto trajnime synojnë rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi për menaxhimin e emocioneve dhe përmirësimin e sjelljes së tyre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të implementojë programe të ndryshme edukative dhe rehabilituese me qëllim lehtësimin e kthimit të tyre në shoqëri.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) është i përkushtuar në ofrimin e kushteve sa më të mira për rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve në shoqëri. Nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, si ky për Menaxhimin e Zemërimit, synojmë t’u ofrojmë të dënuarve mundësi për zhvillim personal dhe profesional, gjithnjë duke i ndihmuar të përmirësojnë sjelljet dhe të menaxhojnë më mirë emocionet e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors