SHKK pranon donacion prej 350 testesh të drogës nga EULEX

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), z. Ismail Dibrani, ka pritur në takim Shefen e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, znj. Anu Melkko.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet SHKK-së dhe EULEX-it, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Në kuadër të këtij takimi, znj. Melkko bëri dorëzimin e një donacioni prej 350 testesh për detektimin e substancave narkotike, të cilat do të përdoren për forcimin e kontrolleve të brendshme dhe parandalimin e keqpërdorimeve brenda institucioneve korrektuese.

Drejtori Dibrani falënderoi znj. Melkko dhe misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në avancimin e standardeve të sigurisë dhe profesionalizmit në sistemin korrektues të Kosovës.

Ai po ashtu njoftoi për disa nga të arriturat e fundit të SHKK-së, përfshirë investimet në trajnime profesionale për stafin, përmirësimin e infrastrukturës nëpër qendrat korrektuese, si dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare në trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve.

Në fund të takimit, të dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit me fokus në projekte konkrete që synojnë fuqizimin institucional dhe garantimin e një ambienti të sigurt dhe rehabilitues në të gjitha institucionet korrektuese në vend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors