482 - Shkk | SHKK

CV- Rasim Selmani

Rasim Selmani është i lindur më 25.08.1975 në Nekofc të Drenasit

Z. Selmani ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master, drejtimi Penal në Fakultetin Juridik.

Në mars të vitit 2002  filloi karrierën  si oficer korrektuese, në vitin 2003 avancohet në pozitën e mbikëqyrësit të lartë. Në vitin 2005 zgjidhet zv. drejtor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë.   Nga 01.08.2008 - 06.12.2008 Udhëheqës për Siguri në Qendrën e Paraburgimit Lipjan dhe Koordinator i Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve. Nga 07.12.2008  deri më 17.02.2012 Udhëheqës për Siguri të SHKK-së në Drejtorinë Qendrore, ndërsa nga  18.02.2012 deri  më 14.05.2014 punon  Drejtor i Qendrës Korrektuese Dubravë.

Në maj 2014 emërohet  Drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdofc Podujevë duke  udhëhequr këtë burg deri në shkurt 2018.

Aktualisht është Ushtrues Detyre i Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm  të Shërbimi Korrektues  të Kosovës.

Z. Selmani gjatë karrierës se tij ndoqi një mori trajnimesh, si:   

Mars – prill – 2002, përfundimi i trajnimit themelor për oficer Korrektues në Akademinë Policore në Vushtrri;

Maj  2002 përfundimi i trajnimit për  ,, Team Leader, Building & Conflict Management Course” ;

Mars  2004  “Sëiss training of the prison administration personal of Kosovo Prisons”;

Trajnimin për  “Zëvendës Drejtor ” në Vushtrri akademi Policore  (korrik  2004 – janar  2005);

Trajnimi “Anti Stress”- Nëntor  2005 në Qendrën e paraburgimit Prishtinë;

Trajnim në “Anti-Corruption and Ethics” mbajtur në Komisionari i SHKK-së;

Trajnimin për menagjimin e incidenteve serioze “ mbajtur nga udhëheqësit e lartë të Menagjimit Penale;

Trajnimi në nivelin e menagjimit Ekzekutiv tetor  2006 në Akademinë Policore, Vushtrri;

Në Mars  2008 trajnim për  ,Peng Marrje në Burg” në Akademinë Policore, Vushtrri;

Maj  2008 trajnim për  ,, Monitorimin e të privuarve nga Liria”;

Qershor  2009 trajnim për ,, vendim marrje  “ ICAP Institute i Kosovës për Administratë Publike;

Nga 13 deri më 23 tetor 2009, trajnimi  ,, trajner i trajnerëve për Shërbimin Korrektues”, mbajtur nga ekspertët Austriak;

Nga 21deri më 23 janar  2010, trajnim ,, EU Standards of Ministry of justice “ in Main topics : Structure of the institution, External security / free field, Gate Guards, Accommodation and facilities, other functional areas, building and safety technique;

Trajnim për përdorimin e armëve të zjarrit, Akademia për Siguri Publike;

Trajnimi për mengjimin e institucioneve korrektuese, i kryer në SHBA- Kolorado nga 01.08.2014 - 30.08.2014;

Shtator 2015 trajnim ,, Menagjimin e incidenteve në burgje” EU – projekti i binjakëzimit;

Tetor  2015 trajnim ,, Planifikimi Strategjik “ nga EULEX-I;

Trajnimi  on Combating Religious Extremism leading to Terrorism in Malta in 2016 by Hedayat US program;

Nga 22 deri  më 24 mars  2017, trajnim nga  ICTAP ,, Countering Violent Extremism   (CVE) në burgje.

Z. Selmani flet mirë gjuhen angleze dhe atë serbe, është i martuar ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

 

 



 

Kontakt: