3065 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

23 November 2021 Shpërndaje:

Në QEKL mbahet turnir në Pingpong

 

Bazuar në plan programin dhe aktivitetet sportive që SHKK ofron për të miturit, në Qendrën Edukuese Korrektuese Lipjan është organizuar turnir në Pingpong.

Në turnir morën pjesë 24 të mitur  (me masë edukativo-korrektuese dhe të mitur të dënuar), ndërsa është organizua dhe mbikëqyrur nga instruktori i sportit të kësaj qendre, Skender Salihi.

Në shenjë të pjesëmarrjes dhe suksesit të arritur, për mbështetje dhe motivim të pjesëmarrësve është organizua ceremoni e shpërndarjes së medaljeve/mirënjohje nga institucioni.

 

Kthehu tek lajmet