3064 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

17 November 2021 Shpërndaje:

SHKK po mban takimin e radhës në kuadër të procesit të hartimit të Rregullores për Organizim të Brendshëm

Nën udhëheqjen e Shërbimi Korrektues të Kosovës, e në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, sot ka vazhduar takimin e radhës Grupi Punues për Rregulloren e Organizimit të  Brendshëm të SHKK-së.

Ky aktivitet është në funksion të plotë të përmbushjes së obligimeve, të cilat dalin nga plani i punës së Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa grupi punues është duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, ku për këtë qëllim janë përfshirë zyrtarë të SHKK-së të njësive relevante, partnerë ndërkombëtarë, si: ICITAP, EULEX dhe Programi i BE EUKOJUST.

Si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës, SHKK me funksionalizimin e Rregullores për Organizim të Brendshëm synon në avancimin dhe zhvillimin e saj në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e sigurisë, korrektimit dhe risocializimit të të burgosurve.

 

Kthehu tek lajmet