3062 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

15 November 2021 Shpërndaje:

Në Q K Dubravë vazhdon certifikimi për të burgosurit e kësaj qendre

Në kuadër të programeve trajnuese për të burgosur, në Qendrën Korrektuese Dubravë u certifikuan 21 të burgosur të kësaj qendre. Të burgosurit përfunduan më sukses trajnimet profesionale dhe u certifikuan në këto lami: Axhustator – Saldues, Instalues i ujit e kanalizimit, Ndërtimtari, Zdrukthëtari, dhe Kuzhinieri.

Trajnimet e tilla, përveç që normalizojnë jetën e përditshme në burg, kanë për qëllim risocializimin, korrektimin dhe ngritjen e kapaciteteve të të burgosurve.

Duke ndikuar drejtpërsëdrejti në fushën e korrektimit, kjo përmirëson edhe mundësitë e të burgosurve për jetën pos penale, me qëllim që pas lirimit secilit të burgosur t`i krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.

 

Kthehu tek lajmet