3061 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

15 November 2021 Shpërndaje:

Zyrtarë të SHKK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë takuan përfaqësuesin e KE-së

Zyrtarë të SHKK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë sot takuan z. Donche Boskovski - Përfaqësues i Këshillit të Evropës në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve në sistemin korrektues për adresimin e radikalizmit në Ballkanin Perëndimor”.

Temë e takimit ishte bashkëpunimi dhe progresi në programet që po aplikohen drejt deradikalizimit të të dënuarve për vepra penale të ndërlidhura me terrorizmin, planet dhe aktivitetet në vijim, në kuadër të avancimit të kapaciteteve të SHKK-së për trajtimin e kësaj kategorie, si dhe shkëmbimi i përvojave rajonale.

U përmendën një varg aktivitetesh dhe instrumentesh që janë zhvilluar dhe po zbatohen në QK në Dubravë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë, për të cilat stafi përgjegjës tashmë është aftësuar dhe po punohet me në qasje multidisiplinare në trajtimin e kësaj dukurie.

Ministria e Drejtësisë, respektivisht SHKK-ja ofroi gatishmërinë për të vazhduar tutje me projektin dhe u pajtuan për nevojën për bashkëpunime të tjera në fushën e drejtësisë penale në Kosovë.

 

Kthehu tek lajmet