3060 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

04 November 2021 Shpërndaje:

Në QK Dubravë dhe në BSL mbahet vizitë studimore

 

 

 

Në Qendrën Korrektuese Dubravë dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë për dy ditë me radhë është zhvilluar vizita studimore me temën “Parandalimi i Radikalizmit dhe Menaxhimi i të Burgosurve Ekstremistë të Dhunës”.

 Në vizitë studimore morën pjesë zyrtarë të institucioneve korrektuese të Kosovës, zyrtarë të burgjeve të Shqipërisë dhe zyrtarë të burgjeve të Malit të Zi.

 Gjatë takimit, të tria palët diskutuan lidhur me monitorimin dhe adresimin e fenomenit të radikalizmit në institucione korrektuese, e po ashtu edhe për shkëmbimin e përvojave më të mira, të cilat kanë për qëllim menaxhimin dhe risocializimin e të burgosurve të kësaj kategorie.

 Vizita është vazhdimësi e vizitave të mëhershme, ndërsa është organizuar dhe mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

 

Kthehu tek lajmet