3051 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

22 October 2021 Shpërndaje:

Përfundon trajnimi treditor “Puna me të burgosur me probleme mendore dhe varësi"

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), kanë përfunduar trajnimin treditor me temën “Puna me të burgosur me probleme mendore dhe varësi",  i cili ka për qellim trajnimin e stafit korrektues në këtë fushë.

Në shpërndarje  certifikatave, së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi, mori pjesë edhe Shefja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Ritva Vahakoski.

Gjatë fjalës së tij, Zëvendësues i Drejtorit të SHKK-së, Ali Gashi, i inkurajoi pjesëmarrësit që të shfrytëzojnë plotësisht njohuritë dhe aftësitë praktike të fituara gjatë punëtorisë: “Ka nevojë të vazhdueshme për edukim dhe trajnim të stafit të SHKK-së sepse përballemi me sfida të ndryshme që duhet trajtuar. Kjo punëtori e përshtatur është thelbësore për SHKK-në, veçanërisht për personelin e burgut që merret drejtpërdrejt me çështje të tilla në baza ditore.”

Duke e pranuar se menaxhimi i të burgosurve me probleme të shëndetit mendor dhe me probleme të varësisë është shumë sfidues, Shefja e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, Ritva Vahakoski, theksoi se EULEX-i ka avokuar për një pjesë të caktuar në kuadër të SHKK-së me hapësirë ​​adekuate për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor dhe me probleme të varësisë. “Duke pasur parasysh tepricën e shtretërve nëpër burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë, krijimi i një hapësire të caktuar për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor do t'i mundësojë SHKK-së që t'i trajtojë këta të burgosur me kujdes të veçantë dhe me vëmendje adekuate”, tha Vahakoski.

Trajnuesi dhe këshilltari nga Instituti Edukativ të Sistemit Holandez të Shërbimit të Burgjeve, Thijs Biemans,  tha “Pas trajnimit, stafi i SHKK-së duhet të jetë më i vetëdijshëm se si t'i angazhojë të burgosurit për t'i bërë ata të mendojnë për ndryshimet e tyre në jetë”.

 

Përgjatë gjithë seminarit, Biemans, përdori metoda universale të trajnimit, të cilat janë të zbatueshme kudo në botë, siç është edhe intervistimi motivues.

 

Kthehu tek lajmet