3050 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

20 October 2021 Shpërndaje:

ALLED 2 mbeshtetë SHKK-në në fushen e trajnimeve për aftësimin profesional brenda qendrave korrektuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Projektin Austriak “Harmonizimi i Arsimit dhe i Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED Faza 2, po mbajnë trajnimin dyditorë me temën “Sigurimi i Cilësisë brenda Qendrave  Korrektuese ".

Në trajnim po marrin pjesë trajner nga të gjitha institucionet korrektuese, trajnimi ka për qellim trajnimin e stafit korrektues dhe ngritjen e kapacitetiteteve të qendrave për aftësimin profesional brenda qendrave korrektuese.

Drejtori për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në SHKK, Ismail Dibrani falënderoi Udhëheqësin Projektit ALLED 2, Anton Gojani për organizimin e këtij trajnimi, ndërsa e vlerësoi shumë të nevojshëm për instruktorët e aftësimit profesional të të gjitha qendrave korrektuese, ngase përvojat nga ky trajnim do të aplikohen, si në nivelin praktik ashtu edhe në nivel profesional, e ku do të përfitojnë personat e privuar nga liria.

Udhëheqësi i Projektit ALLED 2, Gojani, tha se trajnimi dyditorë do të jetë shumë produktiv dhe dobishëm, si dhe do të ketë ndikim të madh në sigurimin e cilësisë së instruktorëve profesional.

SHKK synon që përmes këtyre trajnimeve të zhvilloj stafin korrektues për aftësime profesionale të të burgosurve dhe të avancoj edhe më tutje në këtë fushë.

Kthehu tek lajmet