3040 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

06 October 2021 Shpërndaje:

Gashi takon Koordinatorin Rajonal Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, Ancion

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektuese të Kosovës, z. Ali Gashi,  u takua me z. Alain Ancion, Koordinator  Rajonal Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor nga shteti i Holandës.

Z. Gashi, gjatë takimit e njoftoi, z. Ancion, lidhur me aktivitetet e SHKK-së, veçanërisht mbi sfidat, adresimin e fenomenit të radikalizmit në institucione korrektuese dhe përpjekjet të cilat kanë për qëllim menaxhimin dhe risocializimin e të burgosurve të dënuar për terrorizëm.

E në anën tjetër, z. Ancion, e përgëzoi z. Gashi për punën dhe angazhimin e tij në identifikimin e sfidave dhe nevojave të SHKK –së në këtë fushë, ndërsa shprehu vullnetin dhe mbështetjen e pakursyer të  tij dhe shtetit Holandez për SHKK-në, si  në forcimin e kapaciteteve, ashtu edhe  në menaxhimin, trajtimin dhe risocializimin e të burgosurve të dënuar për terrorizëm.

Kthehu tek lajmet