3039 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

04 October 2021 Shpërndaje:

Zëvendësministri Sallahu vizitoi Burgun e Sigurisë së Lartë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me Këshilltarin e Lartë dhe Shefin e Kabinetit të MD-së, Genc Nimoni, Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-se, Ali Gashi, vizituan Burgun e Sigurisë së Lartë, me ç` rast takuan stafin menaxhues të BSL-së, me të cilët diskutuan lidhur me të arriturat, punën dhe sfidat e përbashkëta.

Gjatë vizitës, z. Sallahu, shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e kabinetit të MD-së për të plotësuar të gjitha nevojat operacionale, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në sigurinë institucionale në përgjithësi, e në avancimin e BSL-së në veçanti.

Z. Gashi, në takim me stafin menaxhues të BSL-së tha se njëri ndër prioritetet kryesore  është zvogëlimin i recidivizmit përmes programeve rehabilituese, trajtimit të të burgosurve, qasjes dhe ndikimit  në risocializimin e tyre, me qëllim që çdo i burgosur pas lirimit të jetë i aftë për punë, i dobishëm për familjen, rrethin dhe shoqërinë.

 

Kthehu tek lajmet