3036 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

30 September 2021 Shpërndaje:

Zëvendsuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK, Gashi priti në takim Zyrtarin e Lartë të ICITAP, Sage

Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, z. Ali Gashi, priti në takim Zyrtarin e Lartë  të ICITAP, z. William Sage.

Gjatë takimit u bisedua lidhur me thellimin dhe bashkëpunimit e mëtutjeshëm të SHKK-së  dhe ICITAP-it, veçanërisht ngritjen e kapaciteteve profesionale të SHKK-së në përgjithësi dhe Njësisë së Inteligjencës në veçanti.

Zv/i Drejtorit, Gashi, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e pilot projektit për NJIK, me ç ‘rast theksoi se në draft ligjin për SHKK-në, NJIK do të  parashihet si departament në Drejtorinë Qendrore të SHKK-së, ndërsa ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kësaj njësie.

E në anën tjetër, z. Sage, duke përfshirë edhe themelimin e Njësisë së Inteligjencës, vlerëson të arriturat e deritanishëm të SHKK-së dhe bashkëpunimin me ICITAP,  ndërsa premtoi përkrahje të mëtutjeshme, si në ngritjen e kapaciteteve njerëzorë përmes trajnimeve, ashtu edhe me pajisje sigurie për institucionet korrektuese.

 

Kthehu tek lajmet