Zëvendësuesi i zv. Drejtori të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të “SIT-it”, Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, z. Kadri Gashi, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Me këtë projekt marrëveshje të nënshkruar në mes të dyja palëve synohet rehabilitimi dhe risocializimi i të burgosurve, përkatësisht të të miturve.
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin në mes SHKK dhe SIT në parandalimin e radikalizmit dhe për kontributin në risocializimin e të miturve ne institucionet korrektuese, duke ofruar programe dhe trajnime te ndryshme për këto kategori.
Marrëveshja vjen si rezultat i vendimit të ministres se Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, për reformë në ofrimin e programeve rehabilituese brenda institucioneve korrektuese.