Sot, Zëvendësuesi i zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjensionit Danez të Kthimit, z. Claes Nilas.
Gjatë këtij takimi z. Dibrani dhe z. Nilas, diskutuan mbi shumë fusha të interesit të përbashkët, veçanërisht mbi promovimin dhe ndarjen e praktikave korrektuese, etike dhe efektive, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë publike.
Gjithashtu, u potencua edhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet të të dyja institucioneve, çdo herë duke shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira.