Sot, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për trajnimin “Mbikëqyrje e Linjës së Parë”, u certifikuan njëzetetetë zyrtarë të nivelit Mbikëqyrës dhe Mbikëqyrës të Lartë.
Trajnimi ka qenë pesëditor, është mbështetur nga ekspertet e OSCE-së dhe ka për qëllim ngritjen e nivelit të menaxhimit të institucioneve korrektuese.
OSCE vazhdimisht ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështesë Shërbimin Korrektues të Kosovës në shumë fusha, veçanërisht në fushën e trajnimeve të zyrtarëve korrektues, të cilat po ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të menaxhimit në SHKK.