3015 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

10 November 2022 Shpërndaje:

Zëvendësuesi i zv. Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ismail Dibran takoi përfaqësuesit e BE-së

Zëvendësuesi i Zv. Drejtorit te Përgjithshëm të SHKK-së, z. Ismail Dibrani, priti në takim, z. Ivo Schutte – Zëvendësshef i EUROPE2, Divizioni për Evropën Juglindore/Ballkanin Perëndimor, EEAS dhe zyrtarë tjerë të EFAS, Xavier Denis – Zyrtar Politik, Qasja e Integruar për Siguri dhe Paqe (ISP), EEAS, Z. Joel Schuyer – Zyrtar i CPCC për EULEX-in dhe Shefen e Njësisë Korrektuese në EULEX, Ritva Hannele Vahakoski, me të cilët diskutuan lidhur me rishikimin e mandatit të Njësisë Korrektuese të Eulex-it.

Gjatë takimit, z. Dibrani ka falënderuar Eulex-in për mbështetjen e deritanishme dhënë SHKK- në të gjitha fushat, ndërsa përfaqësuesit e BE-së përgëzuan SHKK-në për sukseset e arritura.

Si përfundim u vlerësua se mbështetja e Njësisë Korrektuese ka fuqizuar SHKK-në si në nivelin vendor, ashtu  edhe në atë ndërkombëtar, gjë që e ka bërë sot SHKK-në të cilësohet  lidere në rajon në raport me trajtimin e personave të mbajtur në institucionet korrektuese dhe luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit. 

Kthehu tek lajmet