3013 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

10 November 2022 Shpërndaje:

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë

 

 

 

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, dje rreth orës 15:20 në hyrjen kryesore porta zero është parandaluar futja e kontrabandës brenda qendrës.

Gjatë kontrollimit për mes Scanerit X-Ray të një TV-je të sjellë nga familjarët e njërit nga të burgosurit është dyshuar se brenda tij ka diçka të dyshimtë, pas hapjes është gjetur një telefon mobil dhe një kabllo për mbushje të telefonit.

Lidhur me rastin janë ndërmarr te gjitha procedurat e parapara për raste të tilla, është bërë konfiskimi i telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

 

Kthehu tek lajmet