3012 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

10 November 2022 Shpërndaje:

Në QKML u certifikuan shtatë instruktor të "Programit Tops" dhe gjashtë trajner

 

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur ne Lipjan u certifikuan shtatë instruktor të programit Tops dhe gjashtë trajner.

Me mbështetje të Komitetit Holandez të Helsinkit ka përfunduar trajnimi treditorë i instruktorëve dhe trajnerëve të rinj për programin “Tops”, program ky që përfshin katër fusha të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me riintegrimin e të miturve në shoqëri, menaxhimi i  zemërimit, shkathtësitë sociale , vendimmarrja sociale dhe ndihma ndërsjellë.

Ky program ka për qellim ngritjen e vetëdijes së të miturve se si të menaxhohet me veten e tyre dhe si të jenë pjesë e dobishme për shoqërinë në të ardhmen.

Komiteti Holandez i Helsinkit tash e një dekadë e mbështetë  Shërbimin Korrektues të Kosovës në shumë fusha, veçanërisht  në fushën e trajtimit të stafit dhe të miturve, trajnime këto të cilat po ndihmojnë në avancimin e  punës së SHKK-së.

Kthehu tek lajmet