3011 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

09 November 2022 Shpërndaje:

Fillojnë pergaditjet për fushaten globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”

 

Në kuadër të fushatë globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, të udhëhequr nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, SHKK ka filluar përgatitjen ekspozitës me piktura artistike të punuara nga gratë dhe burrat e burgosur, e që kanë për temë dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore.

Për realizimin e kësaj ekspozite SHKK ka siguruar mjetet e nevojshme për pikturim dhe vendin ku do të bëhet hapja e ekspozitës.

Ministria e Drejtësisë për herë të parë ka marr rolin drejtues të kësaj fushate, e cila po gjen mbështetje artistike nga të dënuarat dhe të dënuarit, të cilët janë në mbajtje brenda qendrave korrektuese.

Përmes pikturës së paraqitur në këtë ekspozitë, personat e privuar nga liria, do të kenë rastin që për herë të parë ti thonë jo dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore.

 

 

Kthehu tek lajmet