3010 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

27 October 2022 Shpërndaje:

Gashi ndau mirënjohje falënderuese për Këshilltarin Korrektues nga INL, z. Rick Coursey

Sot në Florida të SHBA-së, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sami Gashi, ndau mirënjohje për Këshilltarin Korrektues nga INL, z. Rick Coursey.

Mirënjohja iu dha në shenjë falënderimi për mbështetjen në avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si në ngritjen e nivelit të sigurisë, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektuese, z. Sami Gashi, së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, z.Arsim Tahiri dhe me Këshilltarin Korrektues nga INL, z. Rick Coursey, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve, (International Corrections and Prisons Association - ICPA), e cili po mbahet në Florida të SHBA-së.

 

Kthehu tek lajmet