3002 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

19 July 2021 Shpërndaje:

ICPA viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës

 

 

Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Zëvendësuesi Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, priti në takim përfaqësuesit Shoqatës Ndërkombëtare të Burgjeve, International Corrections and Prisons Association (ICPA).


Gjatë takimit, Zëvendësuesi Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, i njoftoi të pranishmit me punën, sfidat dhe të arriturat , që nga themelimi i SHKK-së e deri më sot.

Në anën tjetër, përfaqësuesit Shoqatës Ndërkombëtare të Burgjeve(ICPA), në krye me Geri Hill, përgëzuan Zv/ Drejtorin, Selmani për punën dhe të arriturat e SHKK-së.

Gjatë vizitës dhjetëditore, përfaqësuesit e ICPA-së do të vizitojnë të gjitha institucionet korrektuese, njëherit do të ndajnë praktikat dhe përvojat më të mira, veçanërisht ato të fushës së trajnimeve, e të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve të SHKK-së.

 

ICPA ka për qëllim promovimin dhe ndarjen e praktikave të saj korrekte, etike dhe efektive për të përmirësuar sigurinë publike në mbarë Botën. Aktualisht, rreth 70 shtete janë anëtare të ICPA-së, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës është anëtare që në vitin 2019.

Kthehu tek lajmet