2999 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

15 July 2021 Shpërndaje:

Në QKML u certifikua grupi i parë i të miturve në Programin TOPs

 

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan u bë ndarja e certifikatave për grupin e parë të të miturve të përbërë nga pesë të mitur, e të cilët përfunduan me sukses Programin TOPs.

Ndarja e certifikatave u bë në kuadër të takimit vlerësues të Programit TOPs,  i cili u mbajt në formën online përmes platformës ZOM.  

Në takim morën pjesë zyrtarë dhe trajnerë të Komitetit Holandez të Helsinkut, Drejtori i QKML, Arif Beqa dhe 10 anëtarë të stafit të QKML, të certifikuar më herët si trajner të këtij programi.

Me qellim për të siguruar vazhdimësinë e këtij programi mjaft të rëndësishëm për të miturit në QKML-së, Komiteti Holandez i Helsinkut  përzgjodhi 6 trajner për të vazhduar trajnimet e trajnerëve të Programit TOPs.

Programi “TOP-s” është program rehabilitues, i cili ka për qëllim që të miturit t'i mësoj se si të mendojnë dhe veprojnë me përgjegjshmëri përmes një qasje ndihmëse mes bashkëmoshatarëve.

Në mungesë të prezencës fizike të zyrtarëve nga Komiteti Holandez i Helsinkut, certifikatat i ndau Drejtori i QKML-së, z. Arif Beqa.

Kthehu tek lajmet