2995 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

09 July 2021 Shpërndaje:

Vazhdon bashkëpunimin në mes SHKK-së dhe ICITAP-it amerikan

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, priti në takim  Atashejen e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Kimberly Riffe, me të cilën diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes SHKK-së dhe ICITAP-it.

 

Gjatë takimit, znj. Riffe, tha se ICITAP do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në  ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit.

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, z. Selmani, falënderoi Atashejen, znj. Riffe për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës në fushën e trajnimeve, trajnime këto të cilat dita ditës  po ndikojnë në rritjen e profesionalizmit të SHKK-së.

 

ICITAP përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të vetqendrueshem, të pavarur dhe të sigurt.

Kthehu tek lajmet