2994 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

08 July 2021 Shpërndaje:

Shoqata e Gruas së SHKK-së mbanë punëtorinë e radhës

Shoqata e Gruas së Shërbimit Korrektues të Kosovë  ka mbajtur punëtorinë e radhës me temën “Menaxhimi i situatave stresuese, komunikim dhe teknikat për zgjidhjen e problemeve”.

Në hapje të punëtorisë morën pjesë, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Rasim Selmani  dhe UD e Udhëheqëses së Shtyllës së Monitorimit / Shefe e Njësisë Korrektuese në EULEX, Ritva Hannele Vahakoski, të cilët gjatë fjalimit  të tyre thanë  se do të vazhdojnë ta përkrahin  Shoqatën e Gruas së SHKK-së dhe  se do të mbeten të përkushtuar në avancimin e saj edhe në të ardhmen.

Punëtoria dyditore është mundësuar nga EULEX, ndërsa në të morën pjesë rreth  40 zyrtare nga të gjitha institucionet korrektuese.

Kthehu tek lajmet