2991 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

04 May 2023 Shpërndaje:

SHKK ka larguar nga puna, Sh.G, Mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, Sh.G, Mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

I njëjti gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.

 

Kthehu tek lajmet