2989 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

10 May 2023 Shpërndaje:

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK- së, Dibrani takoi Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson

Zëvendësuesi Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, takoi Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson, me të cilin diskutuan lidhur me vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK- së, Dibrani ka falënderuar Andersonin për përkrahjen që misioni i OSBE-së në vazhdimësi i ka dhënë SHKK-së, e që po vazhdon t`i jap në të gjitha fushat, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Gjatë takimit, Anderson tha se Misioni i OSBE-së do të vazhdoi ta mbështes SHKK-në, jo vetëm me pajisje për punë, por në të gjitha fushat e interesit të përbashkëta, e veçanërisht në atë të trajnimeve profesionale.

 

Kthehu tek lajmet