2988 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

25 July 2022 Shpërndaje:

ICITAP-i po vazhdon mbështetjen e SHKK-së

Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, priti në takim njoftues Këshilltarin e ICITAP-it, Allen Beard, i cili në baza ditore do të mbështesë Shërbimin Korrektues, si në ndërtimin e kapaciteteve intelektuale ashtu edhe në avancimin e mëtutjeshëm të SHKK-së.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me objektivat e përbashkëta dhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes të të dyja institucioneve.

Beard falënderoi, Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Gashi, për partneritetin dhe bashkëpunimin e ofruar.

Në fund të takimit, Gashi , falënderoi Beard për përkrahjen e vazhdueshme që ICITAP po i jap SHKK-së, veçanërisht në fushën e trajnimeve, trajnime këto të cilat  po ndikojnë në fuqizimin  dhe rritjen e profesionalizmit të SHKK-së.

 

 

Kthehu tek lajmet