Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi së bashku me Zëvendësuesin e zv. Drejtorit, Ismail Dibrani, pritën në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në SHBA, Lisa Johnson dhe Drejtorin për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Shawn Waddoups.
Në takimit u diskutua për të arriturat e SHKK-së, të cilat falë mbështetjes së fuqishme të ambasadës amerikane, sot e bëjnë SHKK-në njërin ndër institucionet më kredibile në vend.
Johnson vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, për bashkëpunimin, punën dhe të arriturat e deritanishme.
Gjatë takimit, Gashi e falënderoi Zëvendës Ndihmës Sekretaren Johnson për mbështetjen e vazhdueshme që ambasada amerikane me INL dhe ICITAP po i bëjnë në avancimin e SHKK-së në të gjitha fushat, e veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve njerëzore.
Në fund Gashi tha se mbështetja e ambasadës amerikane është një motiv shumë i fortë për të vazhduar sigurt përmbushjen e misionit tonë.