Të burgosurit nxënës, shtatë maturantë të drejtimit "Makineri", profili "Informatikë të Shkollës së Mesme Teknike "Rudina" në Qendrën Korrektuese në Dubravë, respektivisht paralel e ndarë ShMT "Mithat Frashëri" në Gurrakoc- Istog, përfunduan shkollën dhe morën diplomat.
Gjithashtu, janë ndarë edhe 34 dëftesa për nxënësit e drejtimit "Makineri", profilet: Instalues i Ngrohjes, Automekanik, për klasat përkatëse.
Ndarjen e certifikatave dhe diplomave u bë nga Drejtoresha e SHMT, Drita Ferati, koordinatori SHMT, Ismail Demiraj dhe Zëvendësuesja e Drejtorit të QK Dubravë, Zyrafete Imeraj.