2982 - Lajmi_single | SHKK

LAJMET

01 June 2021 Shpërndaje:

Në QK Dubravë mbahet turniri në futboll të vogël

 

 

 

 

 

Në kuadër të aktiviteteve rekreative dhe sportive, Qendra Korrektuese e Dubravës për të burgosurit e kësaj qendre, ka organizuar turnir në futboll të vogël. 

 

Në turnir morën pjesë 21 ekipe, me gjithsejtë 210 të burgosur të kësaj qendre.

 

Për ekipet finaliste, Drejtori i Qendrës Korrektuese Dubravë, Ismail Dibrani, ndau kupa dhe mirënjohje.

 

 Më anë të aktiviteteve sportive, të cilat organizohen neper qendra korrektuese, me qëllim të ruajtjes së gjendjes së mirë fizike e shëndetësorë të të burgosurve, SHKK synon të bëjë përkrahjen e të dënuarve gjatë mbajtjes së dënimit, e po ashtu dënimin ta kalojnë sa më lehtë.

 

Kthehu tek lajmet